Autoritetet policore greke në bashkëpunim me Europol kanë shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identifikimi, mes të cilave edhe pasaporta shqiptare me qëllim kontrabandën e emigranteve.

Europol në njoftimin zyrtar thotë se rrjeti kriminal, me qendër në Athinë prodhonte dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara me cilësi të lartë, të cilat u përdorën për t’u mundësuar emigrantëve të parregullt të udhëtonin ilegalisht nëpër BE dhe të legalizonin qëndrimin e tyre në destinacionin përfundimtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në operacionin që zgjati 4 ditë janë arrestuar 11 persona, (3 palestinezë, 3 letonezë, 2 iranianë, 2 sirianë, 1 libanez).

Ndërkohë u sekuestruan 4 shtypshkronja, 4 650 dokumente të paligjshme, pajisje elektronike, 10 printera lazer të nivelit të lartë dhe pajisje/materiale të tjera për prodhimin e dokumenteve false, si dhe mbi 20 000 euro cash.

Europol thotë se nga hetimet ka rezultuar se rrjeti kriminal ishte aktiv që nga shtatori 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të dyshuarit përdornin pajisje të sofistikuara për të prodhuar dokumente të rreme udhëtimi dhe identifikimi me cilësi të lartë, të cilat ishin veçanërisht të vështira për t’u zbuluar si mashtruese. Kostot e dokumenteve false varionin nga 400 euro deri në 1 200 euro, në varësi të llojit dhe vendit të origjinës.

“Vetëm dokumentet e sekuestruara gjatë bastisjeve kapnin një vlerë tregu prej 600 000 euro”, thuhet në njoftimin e Europol./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";