Familjarët e afro-amerikanit George Floyd, i cili humbi jetën nga brutaliteti i policisë në Mineapolis kanë publikuar rezultatet e një autopsie të pavarur të bërë.

Mjekët kanë arritur në përfundimin se 46 vjeçari vdiq nga asfiksimi i shkaktuar nga shtypja mbi qafë dhe shpinë.

Avokati i familjes informoi mediat për rezultatin. Ndërkohë që autopsia zyrtare kishte përjashtuar në vend të kësaj asfiksinë traumatike dhe mbytjen si shkaqe të vdekjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka elementë fizikë që mbështesin një diagnozë të asfiksimit traumatik ose mbytjes. Efektet e kombinuara të bllokimit nga policia, sëmundjet e kaluara dhe disa substanca toksike në trup kanë kontribuar në vdekjen e George Floyd”- shkruhej në kartelën mjeko ligjore.

Pas këtyre rezultateve familjarët e George Floyd nuk ishin dakord me rezultatet e autopsisë dhe nëpërmjet avokatit të tyre kërkuan të bëhej një autopsi e pavaruar.