Autoriteti amerikan i Barnave FDA i dha autorizimin përfundimtar vaksinave për fëmijët e moshave nga 5 deri 11 vjeç. Injektimi i dozave tek fëmijët e këtyre moshave pritet të nisë nga 8 Nëntori. Ky vendim që për presidentin amerikan Joe Biden shënon një pikë kthese në betejën kundër koronavirusin në gjithë vendin.

Në këtë vend po ashtu ka nisur injektimi i dozave të treta, kryesisht tek personat mbi 60 vjeç. Ndërsa firmat Pfizer dhe Moderna thonë se kanë të gjitha kapacitetet për të plotësuar nevojat për këto kategori. Në Shtetet e Bashkuara, shifrat e infektimeve të reja janë të qëndrueshme, në dallim nga Europa ku në të gjitha shtetet e kontinentit ka rritje shifrash.

Në Holandë, kryeministri Mark Rute vendosi rikthimin e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, pasi mesatarja e infektimeve ditore arriti në mbi 7 mijë për të parën herë nga Korriku. Nga 6 Nëntori rikthehet detyrimi i mbajtjes së maskave në ambientet publike, ndërsa zgjerohet gama e hapësirave ku nuk lejohet hyrja pa certifikatë vaksinimi.

Vatra e nxehtë e kontinentit vazhdon të jetë Rusia, ku pavarësisht masave të ashpra bllokuese të rivendosura, vdekjet ditore shënuan rekord të ri këtë të Mërkurë me 1 189 raste, teksa spitalet janë drejt ezaurimit të plotë të kapaciteteve, ndërsa shumica e popullsisë vazhdojnë të jenë skeptikë ndaj vaksinimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";