Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për koronavirusin tha se mbështet idenë e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët që ndjekin shkollat.

“Unë besoj se përdorimi i vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë është një ide e mirë”, ka thënë Dr.Fauci.

Këshilltari i Biden e kuptoi që ideja do të përballej me shumë rezistencë, por ai tha se qeveria ka urdhëruar prej kohësh bërjen e vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë.

“Kjo nuk është diçka e re,” tha Fauci. “Ne e kemi bërë këtë për dekada dhe dekada, duke kërkuar vaksinime të poliomielitit, fruthit, shytave, rubeolës, hepatitit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr. Scott Gottlieb, një ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave i cili është në bordin e Pfizer, tha se vaksina e kompanisë mund të jetë e disponueshme për fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të festave.