Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.

Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.

“Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze,” tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.

Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria ruse e Mbrojtjes u citua të enjten nga Interfax të thoshte se kishte dërguar tre avionë luftarakë MiG-31E të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal në rajonin e saj të Kaliningradit, një zonë në pjesën ruse të Balltikut, mes Polonisë dhe Lituanisë./voa