Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump vijon të këmbëngulë se ka një manipulim të votave. Në rrjetet sociale, ai tha i bindur se nëse numërohen vetëm votat legale, atëherë ai del lehtësisht fitimtar i zgjedhjeve. Edhe një herë tjetër, Trump kërkoi që të shprehet Gjykata Supreme.

 

“Unë fitoj lehtësisht Presidencën e SHBA me votat e ligjshme. Vëzhguesit nuk u lejuan, në asnjë mënyrë, të bënin punën e tyre, dhe për këtë arsye, votat e pranuara gjatë kësaj periudhe duhet të përcaktohen si vota ilegale. Gjykata Supreme duhet të vendosë!”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Donald Trump deklaroi më herët se fitorja bazuar në votat e ligjshme i takon republikanëve, duke theksuar se integriteti i zgjedhjeve është cënuar.