Fermerët në Greqi kanë vijuar edhe ditën e sotme me protesta, duke kundërshtuar vendimet e fundit që qeveria ka marrë për ta.
Pas bllokimit të disa akseve kryesore, fermerët bllokuan këtë të mërkurë rrugën e vjetër Volos-Larisa, ku kanë djegur goma dhe kashtë.
Në terren kanë qenë edhe forcat e policisë, të cilët kanë debatuar me protestuesit, që nuk pranojnë të hapin rrugën, deri në zgjidhje të situatës së tyre.
Vala e protestave të fermerëve ka përfshirë pothuajse të gjithë Europën. Protestat nisën fillimisht në Gjermani, e për tu përhapur më tej në Itali, Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Portugali./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";