Shpërthejnë polemikat në Francë si pasojë e vendosjes së flamurit Europian nën Harkun e Triumfit në Paris për të festuar fillimin e presidencës franceze të Bashkimit Europian.

Kandidatët për presidentë të ekstremit të djathtë Marin Lë Pen dhe Erik Zemur u shprehën të indinjuar për faktin se flamuri francez u zëvendësua nga ai i Bashkimit Europian mbi varrin e ushtarit të panjohur.

Sekretari i shteti për çështjet Europiane reagoi duke thënë se flamuri francez do të rivendoset dhe se kjo ishte vetëm një iniciativë simbolike dhe e përkohshme, ndërsa polemikat i konsideroi absurde dhe sterile.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";