Byroja Federale Hetimeve, FBI, ka konfirmuar se dy agjentë saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën mëngjesin e së martës ndërsa zbatonin urdhërin për arrestime për një çështje të shfrytëzimit të fëmijëve në pjesën jugore të Floridës, njoftojnë autoritetet.

 

Byroja Federale Hetimeve thotë se i dyshuari gjithashtu ka vdekur. Autoritetet thanë se të shtënat me armë kishin të bënin me një të dyshuar i cili u ngujua brenda një aparamenti në një kompleks banesash në zonën Sunrise që ndodhet në periferi të qytetit Fort Lauderdale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa agjenci të zbatimit të ligjit rrethuan një lagje në periferi të qytetit Fort Lauderdale pas të shtënave.

 

Një tjetër kontigjent i madh punonjësish të rendit u mblodhën jashtë spitalit në Fort Lauderdale ku u dëguan viktimat, sipas pamjeve në televizon. Departamenti i policisë në qytetin Sunrise shkroi në Twitter mbi prezencën e madhe të policisë dhe mbylljen e rrugëve përreth./ VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";