Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, sot ka raportuar një situatë shqetësuese sa i përket respektimit të rregullave të distancimit social për shkak të Covid në Tiranë.

Bino ka shkuar të marrë një letër për makinën por siç vihet re edhe nga fotoja e publikuar prej saj qytetarët janë në rradhë në grumbull, pa respektuar aspak distancimin social, që është një nga rregullat kyçe për të shmangur përhapjen e Covid.

“Me marrë një letër të makinës që në pikë të mëngjesit. Rregullat e distancimit siç e shifni”, shkruan Bino e shqetësuar krahas fotos që ka publikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";