Pas dy muajsh izolim, autoritetet lokale në Stamboll kanë vendosur të rihapin Pazarin e Madh, i njohur si një nga tregjet më të mëdhenj dhe të njohur të qytetit.

Tregu 500 vjeçar është i mbushur me qindra dyqane të cilat e bëjnë të pamundur menaxhimin e distancimit social, i cili është një nga kushtet kryesore për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Vizitorëve të tij do t’iu matet temperatura dhe do të jenë të detyruar të kenë maska. Gjithashtu edhe numri i vizitorëve do të jetë i limituar. Zakonisht në ditë normale Pazari i Madh vizitohet nga 150 mijë persona. Turqia ka nisur lehtësimin e masave kundër koronavirusit prej disa ditësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";