Burrë e grua nga Izraeli u arrestuan nga forcat e sigurisë në Stamboll pasi fotografuan rezidencën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ata janë duke u akuzuar për spiunazh, shkruajnë mediat lokale turke. Çifti e ka fotografuar rezidencën presidenciale nga lokali ku ndodheshin, e që kishte pamje të plotë të godinës.

Gazeta izraelite “Haaretz” identifikoi çiftin si Natalie dhe Mordi Oknin.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Jair Lapid, mohoi që çifti po punonte për ‘shërbimet izraelite’ të sigurisë, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për çiftin e arrestuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";