Kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar, një nga premtimet e tyre të para ishte se do të pastronin vendin nga droga.

6 muaj pas këtij premtimi, talebanët po e mbajnë premtimin, sipas mënyrës së tyre: duke i futur të droguarit e pastrehë nëpër spitale që duken si kampe përqendrimi.

Fotot nga brenda një spitali në Kabul tregojnë kushtet e tmerrshme, në të cilat jetojnë të varurit nga droga. Ata flenë 3 persona në një shtrat, u mungon ushqimi dhe detyrohen që të hanë bar, ndërkohë që ka zëra se kanë nisur të hanë mace, madje edhe njëri-tjetrin.

Duke folur për një gazetar danez, një pacient tha: “I kam parë duke vrarë njërin dhe më pas duke e ngrënë. Nuk ka shumë ushqim dhe ka pasur shumë raste që pacientët kanë vdekur nga uria”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Afganistani prej kohësh është një nga furnizuesit më të mëdhenj të opiumit dhe heroinës, duke prodhuar më shumë se 80% të furnizimit të botës. Kombet e Bashkuara thonë se talebanët kanë fituar 400 milionë dollarë nga viti 2018 deri në vitin 2019 nga trafiku i drogës.

Prodhimi i madh i drogës ka bërë që vetë vendasit të bëhen të varur, me rreth 3,5 milionë persona që vuajnë nga varësia e drogës, sipas një sondazhi të qeverisë në vitin 2015.