Publikohen foto nga  momentet e fundit të forcave ushtarake amerikane në Afganistan.

Fotot tregojnë momentet kur anëtarët e Divizionit të 82-të ajror ngjiten në avionin e fundit amerikan që u largua nga aeroportit të Kabulit. I fundit që ngjitet është Gjeneral Majori Christopher Donahue, komandanti i këtij divizioni.

Gjenerali Frank McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se largimi i forcave amerikane nga Afganistani përfundoi zyrtarisht në orën 3:29 në pasditen e të hënës me orën e Uashingtonit, ose 1 minutë para mesnate në Kabul. Pas largimit nga Kabuli, trupat e fundit amerikane zbritën në Kuvajt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";