Pas 16 viteve në pushtet dhe në krye të njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të largohet.

E për ta bërë sa më të ëmbël fundin e karrierës së saj, një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave ka menduar një ide kreative, duke bërë ëmbëlsira me figurën e kancelares gjermane që konsiderohet si një ndër politikanet më të suksesshme.

“Është një dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila po tërhiqet dhe që ka përfunduar shërbimin e saj. Shpresojmë që dikush do ta mbajë si kujtim diku në shtëpi”, tha Thomas Zuber nga kompania Odeanwaelder Marzipan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Zuber, ëmbëlsirat janë përgatitur që të mund të qëndrojnë për të paktën dy vite, kështu përkrahësit e saj mund t’i mbajnë ato diku për ta kujtuar karrierën e bujshme të kancelares gjermane.