Forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje me armë të rënda që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës të pozicionuara në kampin “Adazi” ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë.

Ndërsa kanë publikuar disa fotot në “Facebook”, shkruajnë: “ndonjëherë duhet të nxjerrësh edhe armët e rënda”, ndërsa falenderojnë ushtarët malazez dhe ata slloven për perfomancën e treguar.

Prej disa vitesh, pasi Rusia filloi të kërcënojë Europën, NATO ka dërguar forca të shumta në shtetet kufitare të saj si Letonia dhe Polonia për t’iu përgjigjur provokimeve. Pjesë e trupave në Letoni janë edhe forcat shqiptare që shërbejnë me ekipin e çmontimt të minave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";