Në mënyrë që t’u mundësohen disa të drejta bazike njerëzore, vajzat në Afganistan mund të veshin një palë pantallona, të presin flokët e të hiqen si djem. Kështu shprehet Jenny Nordberg, autore e librit “The Underground Girls of Kabul.

“Kjo praktikë mund të rezultojë e rrezikshme, por në disa raste mund të rezultojë relevante,” thotë Nordberg  pasi gratë janë tejet të diskriminuara nga regjimi i talebanëve.

Herën e fundit që talebanët kishin në kontroll Afganistanin, pas luftës në vitet 1980, jeta për gratë në vend torturë.

Siç thuhet në një raport nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, “talebanët i ndaluan gratë të punonin, të ndiqnin shkollën pas moshës 8 vjeç dhe të dilnin në publik pa një të afërm mashkull dhe pa u mbuluar. Gratë e akuzuara për thyerjen e këtyre ose kufizimeve të tjera ndëshkoheshin rëndë fizikisht, shpesh edhe në publik.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë, pas largimit të amerikanëve vendi ka rënë sërish në duart e grupit militant duke bërë që grupet për të drejtat e njeriut të shprehin shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave.