Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kriza e emigrantëve po çon drejt një përplasje diplomatike mes Polonisë, Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Ditët e fundit, mijëra emigrantë nga vendet e treta kanë mbërritur në kufirin polako-bjellorus, të cilët në përpjekje për të kaluar për në perëndim të Europës kanë shkatërruar me lopata e mjetet të tjera të forta gardhin e ngritur nga autoritetet polake.

Situata është dramatike, nisur dhe nga videot e fundit të përhapura online dhe për këtë arsye Varshava zyrtare ka vendosur të rrisë prezencën e policisë dhe rojeve kufitare, ndërsa fqinjët lituanezë po mendojnë të shpallin gjendjen e emergjencës në kufi me Bjellorusinë.

BE akuzon Minskun për inkurajimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që të kalojnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë, si një formë hakmarrje për sanksionet perëndimore ndaj qeverisë së Presidentit Alexander Lukashenko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";