Thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që luftëtarë të huaj t’i bashkohen kauzës për lirinë e Ukrainës, i është bashkuar dhe një nga snajperët më të frikshëm në botë.

Gjuajtësi i njohur me pseudonimin “Wali” ka qenë pjesë e regjimentit të 22 të forcave kanadaze dhe ka eksperiencë luftimi në Afganistan, ku shërbeu për dy vjet.

40-vjeçari më vonë mori përsipër të udhëtonte në Irak në vitin 2015 për të ndihmuar në luftimin e forcave të Shtetit Islamik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qershor të vitit 2017, një nga shokët e tij raporton se vrau një terrorist të Shtetit Islamik nga një distancë prej 2450 metrash. Për këtë vrasje, “Wali” përdori një pushkë McMillan Tac-50.