Autoritetet në Vietnam kanë vendosur që të rihapin muajin e ardhshëm ishullin e Phu Quoc për turistët, por vetëm me një kusht që ata të jenë të vaksinuar.

Pjesa tjetër e Vietnamit do të vijojë të jetë e bllokuar për shkak të masave shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.

Ishulli që ndodhet 10 km larg Kamboxhias, do të qëndrojë i hapur për një periudhë prove gjashtëmujore dhe do të mirëpresë turistët e huaj për sa kohë që ata të jenë plotësisht të vaksinuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";