Duke filluar nga java e ardhshme, mbajtja e maskave në ambjente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, për tu mbrojtur nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Jean Castez.

Një ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ky detyrim do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Por, Castex njoftoi sot senatin francez se afati është zhvendosur përpara, pas sugjerimeve se gushti mund të jetë vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rajonin veriperëndimor të Francës, Majene, urdhri hyn në fuqi duke filluar nga sot.

Kjo, për shkak të shqetësimeve për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, mbajtja e maskës në Francën, ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në ambjentet ku distanca fizike ka qenë e pamundur.

Franca konsiderohet si një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi, ku numërohen mbi 210,000 njerëz të infektuar dhe mbi 30,000 jetë të humbura./VIZION PLUS/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës, ja kur do hyjë në fuqi vendimi shkruan Vizion Plus.