Gjatë një fjalimi televiziv për pushtimin rus në Ukrainë, presidenti francez, Emmanuel Macron iu bëri thirrje të gjithë shtetasve francezë që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Ai tha Franca do të vazhdojë të kërkojë armëpushim, ndërsa shtoi se do të përpiqet të qëndrojë në kontakt me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse përsëriti qëndrimin se Franca “nuk është në luftë me Rusinë”, Macron paralajmëroi se shumë pjesë të ekonomisë së vendit do të vuajnë si rezultat i pushtimit të Ukrainës dhe se i ka kërkuar kryeministrit francez të punojë për një plan rimëkëmbjeje ekonomike.