Franca ka regjistruar 2,846 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara. Ky është numri më i lartë pasi vendi doli nga karantina. Kjo është hera e parë që tejkalohet numri 2.000 që nga 20 prilli.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Francë që nga fillimi i pandemisë është 212.211.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto të dhëna vijnë teksa Mbretëria e Bashkuar përgatitet të zbatojë një karantinë 14-ditore për njerëzit që vijnë nga Franca që nga e shtuna.

Mijëra pushues pushimesh po “garojnë” për tu rikthyer në Britaninë e Madhe që të shmangin detyrimin e izolimit.

Franca regjistron numrin më të madh të rasteve që kur doli nga izolimi shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";