Franca u bëri thirrje sot qytetarëve francezë ende në Iran që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të rrezikut të shtuar të përshkallëzimit ushtarak midis Izraelit dhe Teheranit pas vrasjes së një udhëheqësi të Hamasit që i atribuohet Izraelit.

Ministria e Jashtme franceze, e cila nuk specifikon numrin e francezëve që mund të preken nga ky udhëzim i ri, kujton se i gjithë territori iranian është vënë në të kuqe në kartën e këshillimit për udhëtarët.

“Prandaj ne zyrtarisht i ndalojmë shtetasit francezë të udhëtojnë në Iran, pavarësisht nga arsyeja për udhëtimin e tyre”, thuhet më tej.

Ismail Haniya, lideri politik i lëvizjes islamike palestineze Hamas, u vra dje, të mërkurën, në Teheran. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";