Fermerët francezë ka të ngjarë të organizojnë më shumë demonstrata dhe bllokime rrugësh në formë proteste në javët e ardhshme për t’i bërë presion qeverisë që të përmbushë premtimet për ndihmë ndaj sektorit bujqësor.

Lajmi u bë i ditur këtë të dielë nga, Arnaud Rousseau, i cili kryeson sindikatat më të mëdha bujqësore.

Fermerët në të gjithë Evropën kanë protestuar për javë të tëra mbi ato që ata i përshkruajnë si masa tepër kufizuese të mbrojtjes mjedisore për të mbrojtur konkurrencën e çmimeve nga importet e lira bujqësore nga jashtë Bashkimit Evropian, por edhe për të ulur kostot.

Nga ana tjetër, presidentja e Parlamentit Europian, Ursula Von Der Leyen, deklaroi se fermerëve do iu vihet në ndihmë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";