Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë, pasi ky i fundit ka vrarë një mesues në mes të rrugës duke i prerë kokën me thikë.

Prokuroria po heton sulmin tragjik, i cili ndodhi këtë të premte në Conflans Sainte-Honorine, një periferi në veri-perëndim të Parisit.

Autori u pa nga një patrullë policie teksa mbante një thikë. Sipas një zëdhënësi të policisë, oficerët qëlluan të dyshuarin për vdekje. Dëshmitarët thanë se ata e kishin dëgjuar sulmuesin të bërtiste “Allah Akbar”.

Viktima ishte një mësues historie që kohët e fundit kishte diskutuar për karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";