Kërcënimet ndaj tij dhe frika e një sulmi të mundshëm nga një bandë kriminale droge e njohur për autoritetet, kanë bërë që kryeministri i Holandës, Mark Rutte të shtojë sigurinë.

Edhe pse ngjarjet në të cilat përfshihen armë në Holandë janë të rralla, vrasjet lidhur me tregtinë e drogës janë bërë të zakonshme vitet e fundit.

Një burim qeveritar, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi raportin në gazetën “De Telegraaf”, e cila bri dhe publik lajmin se autoritetet holandeze të sigurisë kombëtare nuk pranuan të komentojnë lidhur me këtë.

Rutte i pyetur për raportin tha se “Siguria dhe mbrojtja janë çështje të cilat nuk diskutohen asnjëherë në publik”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i partisë Konservative, që ka për qëllim “goditjen” e krimit të organizuar, ka kërkuar gjithmonë që të mbajë në nivele të kufizuara mbrojtjen personale, që nga fillimi i marrjes së detyrës së tij si kryeministër 11 vite më parë.

Rutte shihet shpesh duke përdorur biçikletën nga shtëpia e tij drejt punës, dhe shpesh takohet dhe bisedon me kalimtarët.

Në korrik të këtij viti, një gazetar i njohur i kronikës së zezë Peter R. de Vries, u qëllua në mes të ditës në Amsterdam.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";