Gjermania do të blejë dhjetëra avionë luftarakë të llojit F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se avionët që Berlini zyrtar do të blejë janë 35.

Ministrja e ka justifikuar blerjen me argumentin se vendi duhet të zëvendësojë flotën e vjetër të avionëve, por njoftimi i saj vjen në një kohë kur Rusia po sulmon Ukrainën, gjë që shtyu kancelarin Olaf Scholz të deklaronte se do të investonte 100 miliardë euro në fushën e mbrojtjes.

“Pasi shqyrtuam të gjitha opsionet, kam vendosur të inicioj blerjen e avionëve F-35 për të zëvendësuar Tornado”, tha ministrja Christine Lambrecht.

Tornado është avioni i vetëm gjerman që është në gjendje të mbajë bomba nukleare amerikane, të cilat mbahen në Gjermani në rast të një konflikti të mundshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berlini gjithashtu do të blejë 15 avionë Eurofighter që do të prodhohen nga firma franko-gjermane Airbus sipas një dokumenti konfidencial, raporton Reuters.