Kufizimet e reja anti-Covid të miratuara nga qeveria, hyjnë në fuqi në Rumani në përpjekje për të ndalur valën e katërt të Covid.

Shkolla ​​​​të mbyllura, mbajtja e maskës, leja e zgjatur e “green-pass” dhe një orë policore për natën: të gjitha festat private, si dasmat dhe pagëzimet, janë pezulluar dhe shtetrrethimi i natës është vendosur sërish në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit (lëvizja e lirë për ata që kanë certifikatën jeshile).

Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë pasi qeveria kishte vendosur për një kohë të gjatë për t’i lehtësuar ato.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 mijë raste të tjera dhe 299 të vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";