Gjeorgjia, një ish-vend sovjetik në brigjet lindore të Detit të Zi pritet të aplikojë në mënyrë urgjente për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

Lajmi u dha nga partia në pushtet “Georgian Dream”, pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Kreu i kësaj partie, Irakli Kobakhidze tha për gazetarët se do t’i kërkojë unionit europian të rishikojë aplikimin e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në mënyrë urgjente dhe t’i garantojë asaj statusin e vendit kandidat.

Gjeorgjia është një vend që gjithashtu ka problemet e saj me Rusinë. Prej vitit 2008, Rusia kontrollon rajonet e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në Gjeorgji, kur trupat ruse dëbuan me forcë ushtrinë vendase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";