Katër persona humbën jetën, pasi një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u fundos në jug të Greqisë.

 

Një zëdhënës i rojës bregdetare deklaroi se rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion për të shpëtuar jetët e emigrantëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ishte incideti i dytë brenda dy ditëve. Të mërkurën, tre emigrantë u mbytën kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje. Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur. Aksidentet ndodhin teksa emigrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut.