Është gjetur mëngjesin e kësaj të premte trupi i pajetë i 18-vjeçares Hannah Lynch, vajzës së manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë.

Viktima ishte brenda njërës prej kabinave, në një thellësi prej 50 metrash. 18 vjeçarja ishte personi i fundit i zhdukur, çka ka bërë kështu të mbyllen kërkimet për trupa të pajetë.

Sipas mediave të huaja, Prokuroria Publike e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartozio, po heton pse jahti luksoz  Bayesian u fundos pranë portit të Porticello pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës.

Prokurorët nesër në mëngjes do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të zbardhin më shumë detaje rreth hetimit të tyre. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";