Ditën e sotme u gjet dhe trupi i fundit nga të zhdukurit e fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. Pas nxjerrjes së trupit të 18 vjeçares Hannah Lynch, janë mbajtur edhe homazhe.

Hannah ishte personi i fundit i pagjetur pas mbytjes  së jahtit luksoz Bayesian, gjatë një stuhie të frikshme në fshatin italian të peshkimit Porticello, në lindje të Palermos, duke marrë gjithsej shtatë jetë.

Miqtë e kanë konsideruar atë si një shpirt të ngrohtë dhe të bukur, ndërsa mësuesit e vlerësuan aftësinë e saj intelektuale. Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, u gjet në fillim të kësaj jave. Gjithsej 15 persona mbijetuan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar dhe nëna e Hanës, Angela Bacares. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";