Ekspertët po paralajmërojnë një rrezik tjetër të madh pas fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. Ata janë shprehur se rreziku fshihet nën rrënojat e anijes.

Brigada e zjarrfikësve në Palermo është e shqetësuar për “bombën ekologjike” që po godet brigjet e tyre, pasi 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e jahtit të fundosur.

Një javë pas aksidentit,  po punohet për një plan për të nxjerr shpejt rrënojat në sipërfaqe.

“Asgjësimi i karburantit është një prioritet kryesor”, tha Ambrogio Cartosio, prokurori që heton rastin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jahti luksoz aktualisht ndodhet në një thellësi prej 49 metrash dhe fillimisht duhet të jetë i sigurt për t’u nxjerrë e t’u paraqitet autoriteteve italiane një plan i detajuar rimëkëmbjeje. /vizionplus.tv