Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë Evropën më 25-28 qershor, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7 në Gjermani dhe Samitin e NATO-s në Spanjë.

 

“Biden më 25 qershor do të shkojë në Schloss Elmau në jug të Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7”, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë me shkrim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke vënë në dukje se mbështetja e G7 për Ukrainën, qëndrueshmëria ekonomike dhe demokratike, ndryshimet klimatike, zhvillimi dhe siguria shëndetësore globale do të diskutohen në samit, Jean-Pierre tha se kriza e ushqimit dhe energjisë e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë do të jenë disa nga temat e rëndësishme të samitit.

 

“Më 28 qershor Biden do të udhëtojë në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s 2022”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";