Në Ukrainën lindore rrugët janë braktisur thuajse tërësisht, ndërsa dëgjohen vetëm altoparlantët që njoftojnë vendndodhjen e qendrave të evakuimit.

Këshilli i sigurisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare në të cilën do të zbatohen kufizime të veçanta për të mbajtur vendin të qetë dhe për të mbrojtur ekonominë e tij, mes frikës së një pushtimi rus.

 

OLEKSIY DANILOV
ZYRTAR I LARTË I SIGURISË, UKRAINE
“Situata në kufi është tejet e tensionuar ndërsa shtimi i trupave ushtarake e thellon kërcënimin. Gjendja e emergjencës do të zgjasë 30 ditë dhe nëse do të jetë e nevojëshme, presidenti ka të drejtën ta shtyjë atë edhe për 30 ditë të tjera. ”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kievi i ka kërkuar qytetarëve ukrainas në Rusi që të largohen, ndërsa Moska filloi evakuimin e ambasadës së saj në kryeqytetin e vendit fqinj, duke përforcuar sinjalet për një sulm të mundshëm.

 

Ndërkohë, uebsajtet e parlamentit, kabinetit qeveritar dhe ministrisë së jashtme të Ukrainës janë goditur nga të tjera sulme kibernetike. Ndërsa bombardimet dhe shkeljet e armëpushimit në zonat e konfliktit vijnë në rritje prej disa ditësh tashmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";