Rusia ka lënë 90 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën pas stërvitjeve ushtarake të ditëve të fundit. Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Kievit, që saktësoi se shumë njësi u larguan nga zona. Forcat e armatosura të Rusisë mbajtën një sërë stërvitjesh të shkallës së gjerë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, përfshirë ato ajrore.

Distanca e njësisë së mbetur nga kufiri I Ukrainës është 260 kilometra, por Kievi është në gjendje gatishmërie dhe nuk ka ulur vigjilencën. Ministrja e mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia I përdor këto lojëra ushtarake për të mbajtur nën tensionet rajonet e lindjes së vendit dhe presionin politik ndaj shteteve fqinje.

Ndërkohë, Moska dhe Kievi kanë përgënjeshtruar lajmet se Rusia po grumbullon ushtrinë në pika strategjike pranë kufirit ukrainas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";