Gjermania hoqi dorë nga plani për ta nderuar me “Urdhrin e Meritave” një historian kontrovers pas kritikave që vinin nga shteti i Bosnje e Hercegovinës e më gjerë.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier deshi ta nderonte hulumtuesin shumëvjeçar të Holokaustit, izraelitin Gideon Greif por, i cili konsiderohet mohues i gjenocidit në Srebrenicë.

Më shumë se 8 mijë boshnjakë u vranë gjatë genocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, nga forcat serbe të Bosnje e Hercegovinës.

Në anën tjetër, Greif ishte kryesues i një komisioni të historianëve të cilët mohonin natyrën genocidale të masakrës së Srebrenicës në një raport të përpiluar në korrik të këtij viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni ishte formuar me kërkesë të anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ndonëse kryesisht hulumtues i Holokaustit, për shumë vjet Greif ishte hulumtues në Serbi dhe publikoi punime të cilat vlerësohet se ekzagjerojnë numrin e serbëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan DPA.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimit do të duhej të mbahej më 10 nëntor por është shtyrë për shkak të rishqyrtimit të vendimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";