Qeveria gjermane ka marrë një vendim të ashpër që shënjestron të gjithë të pavaksinuarit duke i detyruar ata që ti paguajnë vetë testimet për koronavirus, nga data 11 tetor. Masa do të aplikohet për personat që refuzojnë vaksinat ndërsa për të pavaksinuarit e tjerë, ku përfshihen të miturit, të rinjtë nën moshën 18-vjeçare, dhe gratë shtatzëna, për të cilët nuk këshillohet patjetër imunizimi, testet do të vijojnë te jenë falas.

 

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht mbi 55 % e popullsisë por qeveria synon të arrijë një kuotë deri në 85 për qind.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 landeve përforcuan edhe njëherë thirrjet për vaksinim vullnetar duke bërë të ditur edhe vendimin për të ashtuquajturin rregull 3G. Kjo do të thotë se hyrja në ambientet e mbyllura lejohet vetëm për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit.

 

Landet mund ta shfuqizojnë rregulloren, nëse shifrat e infektimeve janë të ulëta shtatë ditë, nën 35 infektime për 100 mijë banorë. Gjendja emergjente e epidemisë do të mbetet. Ajo aktualisht është në fuqi deri më 11 shtator.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";