Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë. Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja.

“Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave” njoftoi Instituti për Epidemiologjinë dhe Virologjinë në raportin e tij javor.

Numrat në rritje të infektimeve vijnë pasi varianti tepër ngjitës “Delta” u kthye në formën mbizotëruese të virusit, duke përbërë 99% të të gjitha rasteve në Gjermani.

Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch” njoftoi se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe se rritja e incidencës në Gjermani u vu re që nga fillimi i korrikut. Kjo u bë e dukshme veçanërisht tek personat e grupmoshës mes 10 dhe 49 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike./ DW