Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kritikon në një artikull të përbashkët me homologun e saj irlandez planet britanike për të ndryshuar protokollin e Irlandës së Veriut.

 

 

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dënoi planin e Londrës për të hequr dorë nga Protokolli i Irlandës së Veriut, për të cilin ishte rënë dakord si pjesë e marrëveshjes tregtare pas Brexitit. Në një artikull të përbashkët me homologun e saj irlandez, Simon Coveney, të botuar në gazetën britanike “The Observer”, Baerbock thotë se “nuk ka asnjë justifikim ligjor apo politik për thyerjen e njëanshme të një marrëveshjeje ndërkombëtare të lidhur vetëm dy vjet më parë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Qeveria e Britanisë së Madhe ka sinjalizuar se dëshiron të shfuqizojë pjesë të marrëveshjes që kërkojnë kontrollin e mallrave që kalojnë nga Irlanda e Veriut, në mënyrë që të ruhet një kufi i butë me Republikën e Irlandës, që është anëtare e BE-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Baerbock dhe Coveney argumentojnë se protokolli aktual ka qenë i mirë për Irlandën e Veriut, e cila ka përjetuar një rikuperim më të shpejtë pas pandemisë sesa pjesët e tjera të Britanisë së Madhe.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fatkeqësisht, qeveria britanike zgjodhi të mos angazhohet në mirëbesim për këto propozime. Në vend të rrugës së partneritetit dhe të dialogut, ajo ka zgjedhur unilateralizmin”, shkruajnë dy ministrat..

 

Pse Britania e Madhe do ta ndryshojë protokollin e Irlandës së Veriut?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Londrës thotë se dëshiron të zbatojë një sistem me dy korsi për mallrat që shkojnë nga territori i Britanisë së Madhe në Irlandën e Veriut dhe për ato që do të kalojnë përtej kufirit në Republikën e Irlandës. Kufiri i Irlandës së Veriut me BE-në ishte një nga pikat më të vështira në negociatat për Brexitin për shkak të këmbënguljes së BE-së për të shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës.

 

Por disa anëtarë të Partisë Konservatore të kryeministrit në pushtet Boris Johnson e kundërshtojnë kufirin doganor në Detin Irlandez, siç bën edhe partia kryesore unioniste në Irlandën e Veriut, DUP.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DUP refuzoi të formojë një qeveri me Sinn Fein – partia pro-republikane që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e asamblesë të këtij viti – siç përcaktohet në marrëveshjen e së Premtes së Mirë, derisa protokolli i Irlandës së Veriut të anulohet. BE-ja ndërmori hapa ligjorë kundër Britanisë së Madhe në qershor duke thënë se ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjes është një shkelje e ligjeve ndërkombëtare./DW