Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të propozojë disa masa që synojnë parandalimin e transmetimit të koronavirusit.

Një nga masat që do të ndërmerren është ndëshkimi me gjobë minimum 50 euro për të gjithë ata persona që refuzojnë mbajtjen e maskës mbrojtëse në publik.

Po ashtu do të kufizohet deri në 25 pjesëmarrës numri i personave që mund të marrin pjesë në ambiente të mbyllura.

“Fatkeqësisht, javën e kaluar u evidentua se festimet mes familjarëve dhe miqve mund të shpërndajnë infeksionin.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo masë do të aplikohet, pasi javn e kaluar është shënuar një rritje e të prekurve me COVID, kryesisht për shkak të grumbullimeve private.

Gjermania ndëshkon me gjobë të gjithë qytetarët që nuk vendosin maskë shkruan Vizion Plus.