Një gjykatës në Nju Jork do të vendosë të enjten nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet dëshmojnë si pjesë e hetimeve civile që po zhvillon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut lidhur me bizneset e kompanisë së familjes së tyre.

 

Gjyqtari Arthur Engoron i gjykatës shtetërore të Nju Jorkut në Manhatan tha se ka në plan të shpallë pasditen e së enjtes nëse Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, mund ta detyrojë zotin Trump, djalin e tij Donald Trump Jr. dhe vajzën e tij Ivanka Trump që të dëshmojnë në hetime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi i pritshëm vjen pas një seance që zgjati dy orë, ku avokatët e zotit Trump e akuzuan prokuroren James se po luante me të drejtat kushtetuese të klientëve të tyre, duke kërkuar dëshmi që ajo mund të përdorë kundër tyre në një hetim penal paralel.

 

Avokatja e zotit Donald Trump, Alina Habba, e akuzoi zonjën James për “hetime sipas qefit dhe sjellje të pahijshme prokuroriale që nuk kanë ndodhur kurr në këtë vend”, ndërsa citoi deklarata që pasqyrojnë “neverinë e ulët” të prokurores së përgjithshme ndaj zotit Trump.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse, ai nuk do të ishte ai që është, ajo nuk do ta bënte këtë”, tha avokatja Habba. “Kjo gjykatë mund të ndihmojë në ndalimin e këtij cirku”.

 

Avokati Kevin Wallace, nga zyra e prokurores James, i hodhi poshtë akuzat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata nuk kanë dëshmuar ndonjë gjë që është e padrejtë”, tha zoti Wallace. “Donald Trump”, tha zoti Wallace, “nuk është një njeri i panjohur në prokurori apo që nuk ka probleme ligjore”.

 

Prokurorja e Përgjithshme kërkon që fëmijët e zotit Trump të dëshmojnë deri më 18 mars dhe ish Presidenti Trump deri më 25 mars.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muajin e kaluar, zonja James tha se hetimi i saj tre-vjeçar mbi Organizatën Trump kishte gjetur prova të rëndësishme për mashtrime të mundshme./ Voa