Gjykata e Lartë amerikane ka hequr ndalimin e përkohshëm të dëshmisë së senatorit Lindsey Graham në një hetim në Xhorxhia për ndërhyrje të mundshme të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2020 nga presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe aleatët e tij në këtë shtet.

 

Gjykata e Lartë të martën nuk la asnjë pengesë ligjore në rrugën e paraqitjes së senatorit Grahamit përpara një jurie të madhe të posaçme, e planifikuar tashmë për më 17 nëntor. Por në një urdhër të panënshkruar, gjyqtarët vunë në dukje se zoti Graham ende mund të ketë të drejtën të mos u përgjigjet disa pyetjeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Senatori i Karolinës së Jugut, një aleat kryesor i zotit Trump, kishte argumentuar se një dispozitë e Kushtetutës, klauzola e fjalimit dhe debatit, e mbron atë nga detyrimi për të dëshmuar. Gjykatat më të ulëta kishin kundërshtuar kërkesën e zotit Graham për një pezullim derisa të përfundonte çështja ligjore e ngritur prej tij./voa