Gjykata Kushtetuese në Slloveni, vendosi më 6 dhjetor që vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e sektorit publik në vend, është jokushtetues përpos nëse nuk mund të dëshmojnë se janë të shëruar nga COVID-19.

Qeveria sllovene planifikonte të zbatonte vendimin për vaksinimin e detyrueshëm nga 1 tetori, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi derisa duhet të shpallë vendimin përfundimtar.

Në arsyetim, Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë thotë se “vaksinimi i detyrueshëm fillimisht kërkon ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët e qeverisë nuk e kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese derisa Sllovenia ka vetëm rreth 55% të popullsisë së vaksinuar prej rreth 2 milionë banorëve, ndryshe shifër nën mesataren evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga muaji tetor, Sllovenia ka shënuar rritje të shpejtë të rasteve të reja të të infektuarve në ditë nga COVID-19 ndonëse në ditët e para të dhjetorit u shënua rënie e lehtë.

Vetëm më 5 dhjetor në Slloveni u regjistruan 1,116 raste të reja./R.E.L