Një gjykatë holandeze ka urdhëruar qeverinë të pezullojë të gjitha eksportet e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael për shkak të shqetësimeve se ato po përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar në sulmet e Izraelit në Gaza.

Gjykata vendosi se shteti holandez duhet të zbatojë këtë vendim brenda shtatë ditëve dhe hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të qeverisë për të pezulluar zbatimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e seancës së ankimit në Gjykatën e Lartë.

Disa organizata të të drejtave të njeriut, mes tyre edhe dega holandeze e Oxfam, apeluan dhjetorin e kaluar kundër qeverisë holandeze.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës me popullsi të dendur kanë vrarë më shumë se 27 mijë palestinezë, sipas Hamasit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Holanda ka depo pjesësh për avionët luftarakë F-35./vizionplus.tv/