Ligjvënësit grekë do të votojnë mbi legjislacionin urgjent të paraqitur nga qeveria në Athinë për të ndaluar partitë neo-naziste të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare në maj. Ky veprim u bë pasi një neo-nazist i dënuar krijoi, nga burgu, një parti politike që po fiton mbështetjen e popullit përpara zgjedhjeve.

 

Ministri grek i Drejtësisë Makis Voridis paraqiti legjislacionin në parlament, duke e konsideruar atë si të paprecedentë dhe pjesë të përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur demokracinë në vendin ku ka lindur demokracia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me këtë projektligj, tha ai, është hera e parë në histori që deputetët grekë i kërkojnë të gjithë trupit gjykues të Gjykatës së Lartë të peshojë kredencialet e një partie dhe anëtarëve të saj për të garuar në zgjedhje.

 

Ky projektligj u sugjerua vetëm disa javë pasi ligjvënësit grekë votuan për të ndaluar Ilias Kasidiaris, anëtari kryesor i partisë tanimë të zhdukur Agimi i Artë, të konkurrojë në zgjedhjet e 21 majit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Kasidiaris është mes 60 anëtarëve dhe politikanëve neonazistë që vuajnë dënime të ashpra për shënjestrimin e emigrantëve, homoseksualëve dhe aktivistëve politikë të majtë në kulmin e aktiviteteve të Agimit të Artë nga viti 2012 deri më 2019.

 

Burgimi i tij nuk e ka penguar të jetë i zëshëm. Nga burgu, ai ka krijuar një parti politike të quajtur “Grekët“dhe një kanal në YouTube me mbi 120,000 ndjekës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht përpjekjeve të ligjvënësve dhe partisë konservatore në pushtet për ta ndaluar atë të kandidojë në zgjedhjet e majit, zoti Kasidiaris ka dhënë dorëheqjen së fundi, duke emëruar në vend të tij një ish-prokuror të Gjykatës së Lartë me precedentë të pastër penalë për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e ardhshme.

 

Me rritjen e pakënaqësisë mes grekëve për konservatorët në pushtet dhe partitë politike kryesore, sondazhet tregojnë se partia e zotit Kasidiaris ka një mbështetje prej rreth 3 për qind, shifër e mjaftueshme për të fituar hyrjen në parlamentin grek.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për konservatorët në pushtet që sipas sondazheve po përballen me rënien e përkrahjes, partia e Kasidiarit përbën një kërcënim serioz për rizgjedhjen e tyre.

 

Por përpjekja e re nga qeveria për të miratuar legjislacion më të ashpër ka ndezur një debat të nxehtë kombëtar. Partia kryesore e majtë Syriza ka thënë se do të abstenojë nga votimi i së martës dhe ekspertët ligjorë theksojnë frikën se miratimi i projektligjit vetëm sa do nxisë mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë të zotit Kasidiaris.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Kostas Botopoulos, profesor i së drejtës kushtetuese në Athinë, të mbrosh demokracinë do të thotë të mbrosh frymën e kushtetutës e cila sipas tij nuk i ndalon partitë të konkurrojnë për shkak të ideologjisë që ata mbështesin, por më tepër ndalon anëtarët që i përbëjnë ato parti dhe nëse kanë precedentë penalë.

 

Partia ‘Grekët’ është zotuar të kundërshtojë çdo përpjekje për ta heshtur atë./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";