Nga e hëna (7 shkurt), Greqia planifikon të largojë kërkesën për test negativ të COVID-19 për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në këtë shtet.

Nga java e ardhshme, çertifikata e vaksinimit valide e BE-së do të jetë e mjaftueshme për të hyrë në këtë shtet, tha Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

 

Megjithatë, personat e pavaksinuar duhet të dorëzojnë një test negativ PCR të realizuar në 72 orët e fundit ose test të shpejtë antigjen në 24 orët e fundit kur hyjnë në Greqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Greqia kishte ndërmarrë masa të reja që përfshin kërkesën për test negativ për koronavirus për udhëtarët në dhjetor të vitit 2021. Ky vendim ishte kritikuar nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian në atë kohë.