Të paktën 700 fluturime janë anuluar në tre aeroporte të Gjermanisë, për shkak të grevës së punonjësve të tyre. Protesta e sindikatave preku Duseldorfin, Hamburgun dhe Kolnin këtë të enjte, ndërsa të premten do të bllokohet edhe aeroporti i Shtutgardit.

 

Sipas shoqatës gjermane të aeroporteve, mbi 100 mijë pasagjerë do të preken nga pezullimi i fluturimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greva vjen pas negociatave të dështuara për rritjen e pagave, që sindikatat e punonjësve po kërkojnë për të kompensuar kostot e jetesës, të cilat janë rritur më shumë për shkak të inflacionit.

 

Përveç grevave në aeroporte, edhe sindikata e hekurudhave dhe transportit ka paralajmëruar ndërprerje të punës. Shërbimet e tyre nuk do të funksionojnë nga ora 03:00 e mëngjesit të së premtes, deri në orët e mesditës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasagjerët janë këshilluar të riplanifikojnë udhëtimet e tyre, pasi trafiku pritet të jetë i rënduar të paktën në pjesën e parë të ditës së premte.

 

Inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe të Europës ka shkaktuar një valë grevash gjatë muajve të fundit, kryesisht nga sindikatat e punonjësve të transportit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";