Gruaja e Tory Owen Paterson, ish ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e pajetë në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.

Mediat e huaja, shkruajnë sot se lajmi i rëndë për familjen është marrë vesh në diten që deputeti konservator do të festonte 64-vjetorin e lindjes. Policia e West Mercia tha se shkaqet e vdekjes janë të pashjegueshme. Ajo kishte jetë aktive dhe ishte e njohur si kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club.

Ishte nënë e dy djemve dhe një vajze dhe kishte 40 vite e martuar.

“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur. Rose dhe unë u martuam dhe jetuam per 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”– ka thene ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";